Politike

Berisha-Bashës:PD u rrethua nga forcat e Shkodrës, mos ki frikë se s’të prek me dorë

13 Dhjetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Berisha-Bashës:PD u rrethua nga forcat e Shkodrës, mos ki frikë

TIIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me lidhjet e tij me personazhe të botës së krimit në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se e ka denoncuar Suel Çelën 26 herë në statuse në Facebook, ndërkohë që theksoi se Basha i kërkonte që të mos ia përmendte emrin. Ai gjithashtu tha se PD-ja është rrethuar nga forcat e Shkodrës gjatë gjithë ditës së sotme.

Keni frikë ti përmendni emrin Suel Çelës?

“Jam marrë dhe merrem deri në shpartallim. Rama tejkaloi çdo gjë me kapjen e pluralizmit. Është megakriminal politik që nuk ekziston vendet e lira. Unë jam marrë me Ramën më shumë se me pengun e tij. Shqipëria sot për mua është vendi i vetëm që ka vetëm një fasadë opozitë. Ja pra! I rrethuar nga Garda, RENEA, forcat e Shkodrës e me radhë. I them mos ki frikë se nuk e prek njeri me dorë atë,”- tha Berisha.

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha suel cela lulzim basha sali berisha suel cela

Sondazh

Poll