Politike

Çështja Toyota Yaris, publikohet dokumenti për thirrjen e Bashës si dëshmitar

13 Dhjetor 2021, 21:12 Nga DOSJA
Çështja Toyota Yaris, publikohet dokumenti për thirrjen e

TIRANË- Publikohet dokumenti për thirrjen e Lulzim Bashës nga Prokurorja belge për të dëshmuar për çështjen “Toyota Yaris”.  Dokumenti është bërë publik para ish-kryeministrit Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live”. Sipas kërkesës së prokurorisë belge, drejtësia shqiptare duhet të japë përgjijge nëse është hapur një dosje pas deklaratave të Lulzim Bashës në Kuvend.

Dokumeni i përkthyer:

Kërkesë gjyqësore nga Belgjika për Lulzim Basha ndaj drejtësisë shqiptare
Kërkesë gjyqësore për çdo autoritet kompetent në Shqipëri për qëllimin e mëposhtëm:

1. Për të proceduar ose për të organizuar procedimin e dëgjesës në rrethana në cilësinë e dëshmitarit Lulzim Bashën, si është informuar ai për ardhjen e parave të cilat janë këto informacione të sakta nga kush hetim.
2. Të më informojë nëse është hapur një dosje pas deklaratave të Lulzim Bashës dhe nëse po të më dërgojë një kopje.
3. Të na dërgojnë në afatin më të shkurtër këtë kërkesë gjyqësore ndërkombëtare të shoqëruar me dokumente mbi ekzekutimin e saj.
4. Për të proceduar në çdo hap të nevojshëm në shfaqjen e të vërtetës.

Informacionet e kërkuara nuk janë me qëllim fiskal dhe ju lutem ti jepni kërkesës sonë rëndësinë e urgjencës së madhe.

Redaktuar dhe firmosur në Bruksel në kabinetin tonë

Emri i Prokurorit dhe data 30/ 04/ 2019/ 

Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se dyshimet e para në lidhje me deklaratën e Bashës, i ka pasur vetë, madje shton dhe se e ka pyetur për detaje.

“Problemi është këtu, njeriu i parë që ka ngritur dyshimet për kete deklaratë të Bashës, ka qenë Sali Berisha. I thashë ti me këtë dekonspirove operacionin, je ish-ministër i brendshëm. Ky njeri nuk kishte bërë deklaratë për krimin. I thashë kush ta tha? Më tha që e kishte telefonuar një kamarier nga një restorant mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Një gjë është e sigurtë, ai që bën një deklaratë të tillë për një operacion dhe dekonspirohet, në çdo vend ai merret i pandehur. Por në Shqipëri, Edi Rama mes ndjekjes penale dhe marrjes peng, zgjodhi këtë të dytën nëpërmjet Don Agaxhios. Të vërtetën e kërkon vetëm drejtësia belge”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha toyota yaris lulzim basha sali berisha toyota yaris

Sondazh

Poll