Politike

Ikën “drejtori i fundit” i Ballës? E zëvendëson n/kryetari i bashkisë Elbasan

13 Dhjetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Ikën “drejtori i fundit” i Ballës? E zëvendëson

ELBASAN – Ndryshime në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor të Elbasanit. Adi Qose zëvendëson Artur Gunin. I konsideruar si “drejtori i fundit” i Taulant Ballës, i cili tashmë është përfaqësues politikës i mazhorancës në Fier, urdhërohet të lirojë vendin pëe Qosen.

Adi Qose mbajti së fundmi postin e n/kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. 30-vjeçari ka punuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë përpara 4 vitesh. Në vitin 2019, u emërua shef i kabinetit të kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja dhe në 2020 u caktuar si n/kryetar i Bashkisë së Elbasanit.

Pritet që të nisë ndërtimi i një piste të garava automobilistike (Auto Moto Park) në Elbasan, një investim i përbashkët mes Bashkisë së Elbasanit, Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan dhe Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dpshtrr ministria e infrastruktures dhe energjise taulant balla dpshtrr ministria e infrastruktures dhe energjise taulant balla

Sondazh

Poll