Aktualitet

Dy kundërshtarë në një seli/ KURTHI- Si ia ia doli me sukses Berisha të futej në PD

13 Dhjetor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Dy kundërshtarë në një seli/ KURTHI- Si ia ia doli me sukses

TIRANË – Përplasja e sotme brenda selisë së Partisë Demokratike ka qenë një përplasje nervash mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit aktual Lulzim Basha. Pasi u hoqën karriget e njërës prej sallave të selisë blu në mënyrë që të mos zhvillonte mbledhje Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, i përbërë prej 29 vetash.

Por për të bërë të mundur futjen e tyre brenda në seli, Berisha përdori një taktikë që nuk ia tregoi askujt! 

Sipas Lapsi.al, mediat mësuan mbështetësit e ish-kryeministrit do të shkonin në seli në orën 12:30 të mesditës. Nëse Berisha nuk do të vinte vetë personalisht në seli, mbështetësit e tij do ta gjenin derën të mbyllur, ndaj e ish-kryeministri heshti. Të paktën deri në orën 13:15.

Pa asnjë lajmërim, Berisha hyri me shpejtësi në seli pa hasur rezistencë duke shkuar pa probleme në katin e dytë të selisë. Ndërkohë që askush nuk e ndaloi edhe për shkak të autoritetit të tij në selinë blu. Lëvizje kjo që rezultoi efektive për Berishën.

LAJMI KRYESOR: ‘Ka njerëz me armë!’/Berisha kthehet në PD, Këlliçi në Polici:Më kanë vjedhur zyrën!
(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll