Sport

Alarm Covidi te United: ka shumë raste pozitivë, ndeshja me Brentford në dyshim…

13 Dhjetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Alarm Covidi te United: ka shumë raste pozitivë, ndeshja me Brentford

ANGLI – Kompleksi stërvitor në Carrington, qendra sportive e Manchester United, është mbyllur si masë paraprake për shkak të pozitivitetit ndaj Covid-it të lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Klubi sqaron në një shënim në faqen e tij zyrtare: “Pas konfirmimit të djeshëm të rasteve pozitive me Covid-19, mes stafit dhe lojtarëve të ekipit të parë, u vendos që të mbyllen stërvitjet në kompleksin trajnues në Carrington për 24 orë, me synim të minimizohet rreziku i çdo infeksioni të mëtejshëm”.

Nuk është e sigurt që ndeshja e planifikuar për nesër, mes “Djajve të Kuq” dhe Brentfordit të mund të luhet. Lojtarët pozitivë dhe anëtarët e stafit janë vendosur në izolim, sipas protokolleve të parashikuara nga Premier League, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, pasi klubi sqaron: “Duke pasur parasysh anulimin e stërvitjeve dhe duke i dhënë përparësi shëndetit të lojtarëve dhe stafit, klubi po diskuton për Premier League për të mos e luajtur ndeshjen kundër Brentford”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brentfordit të mund të luhet i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kapiteni i manchester united manchester united nga premier league për shkak të pozitivitetit ndaj covid-it brentfordit të mund të luhet i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kapiteni i manchester united manchester united nga premier league për shkak të pozitivitetit ndaj covid-it

Sondazh

Poll