Sport

Përsëri në ‘San Siro’, Klopp është i sigurt: “Do të jetë e vështirë me Interin”

13 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Përsëri në ‘San Siro’, Klopp është i

ANGLI – Për Interin, ishte shorti më i vështirë i mundshëm. Për Liverpoolin, sigurisht jo më i miri nga të gjithë të mundshëm. Pavarësisht këtyre, pritet një ndeshje “e denjë për një 1/16 të Champions League”.

Jurgen Klopp është i bindur, se pasi ishte në ‘San Siro’ për herë të parë në jetën e tij javën e kaluar përballë Milanit, tani po përgatitet të rikthehet në shkurt:

“Prita 54 vjet, para se të luaja për here të pare në ‘San Siro’ dhe tani kjo më ndodh dy herë në tre muaj,”– deklaroi trajneri i ‘The Reds’ menjëherë pas shortit. “Epo, mirë! Sigurisht që është një çift shumë i vështirë, Interi është kampioni në fuqi i Italisë, një ekip shumë i mire dhe në një moment të mirë. Tani do të shohim se si do të arrijmë në shkurt”.

Për Klopp, zikaltrit kanë gjirin e tyre lojtarë ndaj të cilëve ai ka admirim të madh: “Alexis Sanchez dhe Dzeko kanë bërë gjëra të mëdha këtu në Premier League dhe më pas është Lautaro, një nga sulmuesit më intrigues në botë. Dhe pastaj është Simone Inzaghi. Është viti i tij i parë në Inter dhe e përsëris ai është kampion në fuqi. Por ne jemi Liverpool, jemi mësuar me këto ndeshje. Nuk është kurrë e lehtë, por gjithçka është e mundur, ndaj le të përballemi.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër interit inter dhe juventus jurgen klopp është i bindur liverpool ben mrekulline për herë të parë në jetën e tij për liverpoolin dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër interit inter dhe juventus jurgen klopp është i bindur liverpool ben mrekulline për herë të parë në jetën e tij për liverpoolin

Sondazh

Poll