Sport

Villareal buzëqesh me shortin: Juventus nuk është në një moment të mirë

13 Dhjetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Villareal buzëqesh me shortin: Juventus nuk është në

SPANJË-Klubi i Villarrealit nuk e fsheh njëfarë kënaqësie për rezultatin që ka dhënë shorti i dytë i 1/8-ve të finales së Champions League. Spanjollëve, që do të përballen me Juventusin, shorti u dhuroi përballjen me Manchester City përpara se Uefa të kërkonte përsëritjen e tij.

“Do të përballemi me një klub për të cilin kemi respekt të madh dhe po mendojmë që tani se si do të ndeshemi. Por, kur merr në analizë faktorë të ndryshëm, besoj se për ne situata u përmirësua”, ka thënë Marco Senna, ish-mesfushori dhe tashmë përgjegjës për marrëdhëniet institucionale në klub.

Senna ka shpjeguar se i trembej shumë skuadrës së Guardiolës: “Është e qartë që bëhet fjalë për një rival të madh si City, por anglezët vijnë nga një finale e humbur dhe ndoshta përballja me ta do të ishte më e rrezikshme.

Pastaj Guardiola na njeh më mirë, ndërsa Juventusi nuk më duket se po kalon një moment të mirë. Gjithsesi mbetet një skuadër e madhe dhe e dimë që për të kaluar turin duhet të pështyjmë gjak”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus villareal juventus villareal

Sondazh

Poll