Politike

A do të qendroni në selinë e PD? Berisha: Jam në shtëpinë time, nuk e kam me ngut

13 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
A do të qendroni në selinë e PD? Berisha: Jam në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar selinë e Partisë Demokratike si shtëpinë e tij. Teksa është pyetur nëse do të vijojë të qendrojë në seli, ai u shpreh se nuk e ka me ngut, pasi është në shtëpinë e tij. Gjithashtu në momentin që është pyetur nëse do të do të rikthehet sërish në seli, Berisha u shpreh se rikthimi do të jetë pa mediat, pasi është i zakonshëm.

Zoti Berisha do vijoni të qendroni akoma në selinë e PD-së, sepse po shohim me grupin nuk po lëvizni?

Berisha: Ne në shtëpinë tonë jemi. Kur je në shtëpinë tënde nuk ke ngut. Ne jemi në shtëpinë tonë

Kur do të riktheheni sërish?

Berisha: Në varësi nga detyra, në varësi nga punët, do rikthehem. Por natyrisht rikthimi do të jetë pa media, sepse do të jetë rikthim i zakonshëm, sot është normale ishim në praninë tuaj. 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll