Politike

Dy vende vakante / KLP ëmëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

13 Dhjetor 2021, 13:21 Nga DOSJA
Dy vende vakante / KLP ëmëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar dy prokurorët e rinj, të cilët do të bëhen pjesë e SPAK, nga tre kandidatura që ishin gjithsej.

Kështu, në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj  me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë. Sipas vendimit të KLP, në këto funksione emërohen prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu, me emërimin e të cilëve tashmë SPAK ka 17 prokurorë të emēruar nga KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi dy ditë më pare tre prokurorët kandidatë, të cilët duan të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK. I pari që është intervistuar ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër, ndërsa e intervistuara e tretë ishte prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë. Intervistat u zhvilluan jo më shumë se 15 minuta për secilin prej tyre, ndërsa janë regjistruar me audio dhe me video.

Prokurori Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e Magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin u shpreh para trupës së KLP-së se për disa vite ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Fier dhe në Elbasan, duke hetuar me sukses disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe grupe të fuqishme kriminale, të cilët janë përplasur në procese zgjedhore në vendin tonë.

Ndërkohë, Prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë, është një nga tre të intervistuarit e sotëm në KLP, në kuadër të kandidimit për të qenë pjesë e SPAK. Gjatë marrjes në pyetje, Muhametaj është shprehur se karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore, ndërsa nuk ngurroi të shprehte dhe pasionin e saj për profesionin, teksa u shpreh se dashuron hetimin e veprave penale kundër korrupsionit.

SHIKO DHE KËTË:

U emërua në SPAK, prokurori Shehu ndryshoi qëndrimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred shehu elvin gokaj keshilli i larte i prokurorise sonila muhametaj spak alfred shehu elvin gokaj keshilli i larte i prokurorise sonila muhametaj spak

Sondazh

Poll