Politike

VD-Persona me armë në PD? Flamur Noka: S’i kam parë, se do flisja ndryshe…

13 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
VD-Persona me armë në PD? Flamur Noka: S’i kam parë, se do

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka përsëritur akuzat e ish-kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Në fjalën e tij para mediave, Noka ka shtuar se nuk i ka parë vetë personalisht personat e armatosur, ndryshe do të kishte të tjera komente.


“Po presim drejtuesit e forumit dhe do të vazhdojmë. Konflikt fizik? Kjo është shtëpia jonë, shkojmë e vijmë përditë. Nëse mendojnë se do i marrim leje dikujt, kjo pastaj i kapërcen kufinjtë e çmendurisë. Shoqata e bravave mendon se i mbyll shtëpinë demokratëve. Këto janë gjëra të neveritshme. Basha e tregon veten se kush është, thjesht bravaxhi. Si do e luftojë Edi Ramën, kur e ka rrethuar 2 ditë partinë me policët e tij? Unë nuk kam parë se po të kisha parë do të flisja ndryshe. Banda e bravave është kthyer në bunker. Operacioni “Brava”. Si mund të përballet me Ramën kur lutet t’ja mbrojë partinë? Qesharake,”-u shpreh në fjalën e tij Noka.

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka perplasje ne partine demokratike flamur noka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll