Politike

VD-Berisha: Kërcënuan të rinjtë e FRPD-së, demokratët të distancohen

13 Dhjetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
VD-Berisha: Kërcënuan të rinjtë e FRPD-së,

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para mediave se disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë kërcënuar në zyrat  tyre. Nga selia blu, ish-kryeministri akuzoi për këtë ngjarje kryetarin aktual të partisë Lulzim Basha duke theksuar se ai do të mbajë përgjegjësi për çdo akt dhune ndaj demokratëve.


Më tej, Berisha u bëri të gjithë mbështetësve dhe simpatizantë të PD-së që të distancohen nga akte të tilla.

“Kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së në zyrat e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, këtë qëndrim që dëshmon shtyrjen e vërtetë të njeriut që ka marrë peng para dy ditësh. Do jetë përgjegjës për çdo akt dhune që bandidtët e tij do ushtrojnë këtu dhe në mbarë Shqipërinë. U bëj thirrje demokratëve të distancohen nga këto akte të turpshme që s’kanë ndodhur kurrë në PD as në ditën e themelimit. Ata që na kthenin armët ishin agjentë të Sigurimit të Shtetit, banditë të ish-diktaturës. Por, ish-kryetari të bëj një akt të tillë, është një krim i shëmtuar”, deklaroi Berisha, i cili më pas u largua nga selia e Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike denoncim sali berisha denoncim sali berisha

Sondazh

Poll