Politike

Kaosi në selinë e PD, Flutura Açka: Më kujtojnë ‘97-n, orë tragjike për shqiptarët

13 Dhjetor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Kaosi në selinë e PD, Flutura Açka: Më kujtojnë

TIRANË – Deputetja Flutura Açka e ka cilësuar kaosin e krijuar sot në selinë e Partisë Demokratike me ato të vitit famëkeq 1997, duke shtuar se këto janë orë tragjike për shqiptarët.

“Në fakt e mësova rrugës, në kohën që vija këtu atë që po ndodhte. Kjo më kujton ditë të vështira të një Shqipëria që i ka parë këto vuajtje. Mua personalisht më kujtojnë ’97-ën, mënyra se si është paraqitur, mënyra se si ka proceduar dhe mënyra e procedimit për mua është e gabuar. Këto janë orë tragjike për shqiptarët. Keqardhje kam të shoh zotin Berisha të cilin e kam simpatizuar në një moshë të caktuar duke parë fëmijën e tij, krijesën e tij duke e shqyer. E gjitha kjo është provokuar dhe nga fakti që Sali Berisha dhe shpura e tij kanë pritur që ta shihnin të shpërbërë”, tha Açka për emisionin “Pikat mbi i”.

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flutura acka lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha flutura acka lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll