Politike

Futja e Berishës në selinë e PD, mbështetësi Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë

13 Dhjetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
Futja e Berishës në selinë e PD, mbështetësi

TIRANË – Mbërritja e Sali Berishës në selinë e Partisë Demorkatike ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin dhe përkrahësin e ish-kryedemokratit dhe ish-kryeministrit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë  e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer legjitimitetin Partisë Demokratike.

“Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet”, tha Lisandër Hoxha.

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lisander hoxha partia demokratike lisander hoxha partia demokratike

Sondazh

Poll