Art&Argëtim

Shpallet ‘Miss Universe 2021’/ Aktorja indiane rrëmben kurorën

13 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Shpallet ‘Miss Universe 2021’/ Aktorja indiane rrëmben

IZRAEL- Aktorja dhe modelja 21-vjeçare nga Punjab, Indi është shpallur ‘Miss Universe 2021’. Mediat e huaja shkruajnë se Harnaaz Sadu fitoi vendin e parë mes 80 konkurrenteve në konkursin e bukurisë. Konkursi u mbjat në Izrael dhe përfshinte shfaqje tradicionale të kostumeve kombëtare, rroba banje dhe një sërë pyetjesh për të testuar aftësitë e të folurit publik të konkurrenteve.

“Presioni më i madh me të cilin po përballet të rinjtë e sotëm, është të besojnë në vetvete. Të dish që je unik të bën të bukur. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe le të flasim për gjëra më të rëndësishme që po ndodhin në mbarë botën. Dilni, flisni për veten tuaj, sepse ju jeni udhëheqësi i jetës tuaj. Ju jeni zëri juaj,“- këshilloi ajo konkurrentet e tjera në fjalimin e saj.

21-vjeçarja Harnaaz Sadu është 1.76 m e gjatë dhe është indiania e tretë që fiton kurorën e “Miss Universe” në historinë e kompeticionit. Vendin e dytë në konkurs e fitoi Nadia Ferreira nga Paraguaj dhe të tretin Lalena Mwane nga Afrika e Jugut.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture showbiz harnaaz sadu miss universe 2021 harnaaz sadu miss universe 2021

Sondazh

Poll