Art&Argëtim

“Mësova se nëna ime ka kancer”/Rita Ora flet për problemet e shëndetit mendor

13 Dhjetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
“Mësova se nëna ime ka kancer”/Rita Ora flet për

SHBA- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka zbuluar se vuan nga sulmet e panikut dhe ankthi që nga mosha 17-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja për herë të parë ka folur për problemet e shëndetit mendor.

Ora ka rrëfyer se problemet iu shfaqën në moshën 15-vjeçare, pasi mësoi se nëna e saj kishte kancer në gji. Pas lajmit ndihej e pa fuqishme dhe fillimisht i ngatërroi sulmet e panikut me astmën pasi e kishte të vështirë të merrte frymë. Që prej asaj peridhe Rita Ora vazhdon akoma terapit dhe nuk do ia dilte dot ndryshe.

‘Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze për ne, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë. Dhe unë mendoj se si fëmijë, ju gjithmonë ndiheni sikur prindërit tuaj janë si super heronj, e dini? Ata nuk thyhen kurrë. Dhe kur ata thyhen, ju jeni si: “Pse po thyhesh?”,– ka shpjeguar këngëtarja.

“Shkova te mjekët dhe thashë: Unë mendoj se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi. Unë ende shkoj në terapi. Unë sot pata prapë një telefonatë me terapistin në mesditë. Ne folëm për një orë. Nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”,- është shprehur Rita.

(f.i/dosj.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz nena e rita ores problemet me ankthin rita ora nena e rita ores problemet me ankthin rita ora

Sondazh

Poll