Art&Argëtim

Gjithçka e rrënuar, pamjet e frikshme nga ajo çfarë lanë pas tornadot në Kentaki

13 Dhjetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Gjithçka e rrënuar, pamjet e frikshme nga ajo çfarë

SHBA – Moti i keq dhe tornado e fuqishme që kanë prekur rajonin e Kentakit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale, ku qindra shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në Kentaki, Illinois, Tenesi dhe Arkansas.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat e prekura, teksa kanë mbledhur mbeturinat e lëna pas nga këto tornado të fuqishme, ndërsa situata është vërtet serioze, pasi qytetet tashmë nuk ekzistojnë më, përveç rrënojave të lëna pas.

Deri më tani raportohet për rreth 100 viktima, ndërsa numri pritet të shtohet më tej, pasi pasojat e lëna nga tornado janë vërtet të frikshme, ndërsa konsiderohen si më vdekjeprurëset në historinë e shtetit amerikan.

LAJMI KRYESOR: Mbi 100 viktima nga tornadot në Kentaki, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri shba tornado ne kentaki shba tornado ne kentaki

Sondazh

Poll