Art&Argëtim

Për herë të dytë! Babai i David Beckham martohet në moshën 73 vjeçare

13 Dhjetor 2021, 08:18 Nga DOSJA

ANGLI– Babai i David Beckham, Ted Beckham është martuar për herë të dytë. Martesa e tij e dytë u bë me partneren, avokaten milionere, Hilary Meredith, 62 vjeçare. David ishte dëshmitar i celebrimit të babait të tij në dasmën që u zhvillua në Tempullin e Londrës.

Kjo është martesa e dytë për Ted, i cili u divorcua nga nëna e Davidit, Sandra, në 2002, pas 33 vitesh martesë.

Në ceremoni mori pjesë e gjithë familja “Beckham”, duke përfshirë gruan e David, Victoria, dhe fëmijët e tyre Romeo, 19 vjeç, Cruz, 16 dhe Harper 10 vjeç.

Një burim zbuloi: “Ishte një dasmë shumë e vogël private me vetëm një pjesë të vogël të familjes dhe miqve të ngushtë, duke përfshirë David, Victoria dhe tre nga fëmijët. David ishte njeriu i mirë dhe bëri të gjitha gjërat e zakonshme në kësi rastesh, që nga mbajtja e unazave dhe deri te një fjalim”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz david beckham ted beckham david beckham ted beckham

Sondazh

Poll