Aktualitet

VD- Basha kyç demokratët në seli? Ahmetaj: Kishin ndërruar bravat, shpërthyem dyert

13 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
VD- Basha kyç demokratët në seli? Ahmetaj: Kishin ndërruar

TIRANË– Bislim Ahmetaj, kreu i grupimit “Dhjetorit ’90” është shprehur se ata kanë mbetur të mbyllur në selinë bl uku dhe janë paraqitur për të zhvilluar një mbledhje. Përpara kamerave, Ahmetaj tha se ishin ndërruar bravat edyerve kryesore në mënyrë që ata të mos dilnin jashtë selisë së Partisë Demokratike, por nuk bëri me dije se për sa kohë kanë qëndruar të kyçur.

Ahmetaj shtoi se kanë telefonuar dhe personelin e zyrave për këtë gjë, por ta janë shprehur se nuk ishin në dijeni të ndërrimit të bravave. Kreu i “Dhjetorit 90” tha se ata janë detyruar të shpërthejnë derën për të dalë që aty sepse nuk kishin mundësi të dilnin ndryshe. Kryedemokratin Lulzim Basha tregon ai, e ka parë teksa futej në zyrë dhe që nga ai moment dyert janë kyçur.

“Gjendemi para një ngjarje të ligë, të njerëzve të vegjë;. U futëm në seli dhe na mbyllën brenda. Nuk e kishin ndërruar bravat e zyrave por të dyerve të tjera dhe na lanë brenda. E konsideroj gjest të uët. Morëm në telefon njerëzit që merren me shërbimet dhe më thanë që nuk di gjë. Kjo është diçka e përgatitur. Me Bashën u ndërruam në shkallë. Sapo ai u ngjit lart ne u mbyllëm brenda. Sot kishim mbledhje për të përshëndetur Kuvendin e 11 dhjetorit. S’do të ndodhë asnjë konflikt nuk vendos një njeri i vetëm. Ai ka vetëm çelësat e zyrës. U mbyllën të dyja dyert e brendshmja dhe ajo e jashtmja, u detyruam të dilnim këtu para jush. Të shpërthenim derën e të dilnim jashtë,”- tha Ahmetaj ndër të tjera. 

 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore bislim ahmetaj lulzim basha bislim ahmetaj lulzim basha

Sondazh

Poll