Aktualitet

Shtyhet seanca për Gëllçin, SPAK kërkon informacione për tendera të tjera

13 Dhjetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Gëllçin, SPAK kërkon informacione

TIRANË– Seanca e radhës për raportimin dy mujor, për veprimet e kryera në kuadër të hetimit ndaj ish-drejtorit të TVSH, Thoma Gëllçi është shtyrë për nesër. Kjo për shkak se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua ka kërkuar informacione përtendera të tjerë të zhvilluar në këtë institucion gjatë viteve të fundit.

Gjithsesi ende nuk dihet nëse janë zbuluar të tjera fakte në lidhje me shkeljet ligjore në këto tendera. Avokati i Gëllçit, Dorjan Matlija është shprehur se fakti që hetime po zgjerohen, tregon sipas tij se hetimi për tenderin e parë ka dështuar.

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dorian matlija thoma gellci dorian matlija thoma gellci

Sondazh

Poll