Aktualitet

1 mln euro! Sekuestrohen pularitë e mjetet e Beqirajt, ‘kokës’ së grupit kriminal

13 Dhjetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
1 mln euro! Sekuestrohen pularitë e mjetet e Beqirajt,

TIRANË– Një million euro pasur në emër të Astrit Beqirajt për të cilin Gjykata ka dhënë 7 vite e 4 muaj burg si koka e një grupi kriminal në Shkodër, i ka kaluar shtetit shqiptar. Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëhet me dije se janë sekuestruar dy pulari me vlerë 800 mijë euro dhe pesë automjete të ndryshme me vlerë 173 mijë e 500 euro. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 8.6 milionë lekë të reja, para të gjetura kesh.

Njoftimi:

Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë.  Vlera:  1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë / 5 automjete të ndryshme / 173 500 € & 8.6 Milion lek cash”

Astrit Beqiraj është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për pastrim parash dhe grup kriminal. Bashkë me të është dënuar dhe bashkëpunëtori Dhimitër Shkodrani me 6 vjet e 8 muaj burg.

Të dy akuzohen se janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal. Paratë e përfituara nga ky aktivitet dërgoheshin në tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiraj në Shkodër. Ky i fundit i investonte në biznese.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astrit beqiraj sekuestrohen 1 mln euro pasuri astrit beqiraj sekuestrohen 1 mln euro pasuri

Sondazh

Poll