Aktualitet

POROSITË- Basha me grupin parlamentar: 18 dhjetori, vendimtar. Model i ri në PD

13 Dhjetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
POROSITË- Basha me grupin parlamentar: 18 dhjetori, vendimtar. Model i ri

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbedhje me grupin parlamentar të selisë blu një natë më parë, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së. burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije për Dosja.al se Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

18 dhjetorin, Basha e ka konsideruar si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do tu flasë vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike. Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhejtorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për tu dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

Një ditë më parë Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar i cili miratoi rezolutën e propozuar dy ditë më parë nga Kryesia e PD kundër lëvizjes dhe Kuvendit të mbajtur më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania” nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit shkarkoi kryedemokratin Basha.

Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike. Të shkarkuar janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore grupi i pd 13 dhjetor 2021 lulzim basha grupi i pd 13 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll