Aktualitet

Moti i keq / Bie niveli i Drinit dhe Bunës në Shkodër, pa drita Lëpusha e Vermoshi

13 Dhjetor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Moti i keq / Bie niveli i Drinit dhe Bunës në Shkodër, pa drita

SHKODËR – Situata në Qarkun e Shkodrës duket se është stabilizuar pas pushimit të reshjeve të shiut dhe dëborës që pushtuan këtë qark për disa ditë me radhë. Kështu, mësohet se në zonat malore, në akset ku kishte prezencë të ngricave është kryer pastrimi i tyre si dhe është hedhur kripë.

Ndërkohë, niveli i ujit në lumin Drin dhe Buna janë ulur dhe nuk përbëjnë rrezik, por problem mbetet furnizimi me energji elektrike, ku ende zona e Lëpushës dhe Vermoshit janë pa drita dhe nuk dihet se kur mund të rikthehet rryma.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/ Borë në Malësinë e Krujës, ‘ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll