Art&Argëtim

”Në shtëpi kam një person të sëmurë”, Einxhel debaton me Arjolën: Nuk qurravitem…

13 Dhjetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
”Në shtëpi kam një person të sëmurë”,

TIRANË– Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjolës dhe Einxhelit mëngjesin e djeshëm brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Aktorja e akuzoi Einxhelin se ka transformuar fjalë dhe se gjithashtu është bërë pjesë e akuzave se ajo viktimizohet nga fatkeqësitë e saj.

Einxhel e revoltuar reagoi duke i thënë Arjolës se nuk do të përdorë kurrë problemet e saj për “quarravitje” dhe gjithashtu se mirësinë e saj të gjithë banorët e kanë keqpërdorur.

Në bisedë e sipër Einxhel tregon se në shtëpinë e saj asaj i duhet të kujdeset edhe për një pjesëtar të sëmurë, ngjarje e cila nuk do zgjedhë kurrë ta bëjë publike

DEBATI:

Arjola: Bisedat e tua janë me tendencë. Por mos hajde dhe të bësh si e prekur këtu tani kur ti nuk je prekur kur çfarë nuk të kanë thënë përballë

Einxhel: Fakti që nuk quarravitemi nuk do të thotë që nuk kemi halle

Arjola: Mua ashtu më jeni dukur, fakti që ngriheni dhe vetëm lyheni dmth që e keni në terezi.

Einxhel: Ti nuk meriton ta marrësh vesh kurrë se çfarë problemesh kam unë. Nuk do ta dish kurrë

Arjola: Ashtu më je dukur

Einxhel: Normal që ashtu kam reaguar sepse kam një person të sëmurë në shtëpi

Arjola: Epo unë nuk kam nga ta di

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri big brother vip einxhel shkira arjola demiri big brother vip einxhel shkira

Sondazh

Poll