Aktualitet

Kosovë/ Nga sot të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen

13 Dhjetor 2021, 07:48 Nga DOSJA
Kosovë/ Nga sot të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, MSH njoftoi se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen. 

“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, -thuhet në njoftim.

Para katër ditësh në 9 dhjetor nisi dhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi moshën 18 vjeç. Doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit dhe, deri më tani mbi 42 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova ka momentalisht në stok rreth 400 mijë doza të vaksinave, si dhe disa të tjera të kontraktuara.

 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni ministria e shendetesise se kosoves vaksinimi ne kosove ministria e shendetesise se kosoves vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll