Aktualitet

Niveli i ujërave në lumenj në kuota normale, 100 hektarë tokë në Lezhë ‘nën’ ujë

13 Dhjetor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Niveli i ujërave në lumenj në kuota normale, 100 hektarë

LEZHË– Në Lezhë, situata nga përmbytjet paraqitet më e qetë, ndërkohë që janë 100 hektarë tokë me prezencë uji. Mësohet se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që rezervuaret janë në monitorim. Rrugët rurale dhe bashkiake nuk paraqesin asnjë problem, duke u bërë të kalueshem, ndërsa furnizimi me energji elektrike është pa probleme.

RAPORTIMET:

– Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;
– Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
– Në kënetën e Kakarriqit, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë, kemi rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.
– Rezervuarët janë në monitorim;
– Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll;
– Mbetemi në kontakt.

LAJMIKRYESOR: Moti i keq/ Borë në Malësinë e Krujës, ‘ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe permbytjet ne shqiperi lezhe permbytjet ne shqiperi

Sondazh

Poll