Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Palucës! Gjendet banesa e Edmir Vlashit, sekuestrohet një armë

13 Dhjetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Planifikuan vrasjen e Palucës! Gjendet banesa e Edmir Vlashit, sekuestrohet

TIRANË– Operacioni ‘Mataro’ ende vijon! Policia ka zbuluar banesën në përdorim të Edmir Vlashit, i shpallur në kërkim si i dyshuar për organizimin e vrasjes së Preng Palucës. Policia ka mundur të zbulojë një apartament që ishte në përdorim nga ky person. Gjatë kontrollit të imtësishëm, është zbuluar një armë zjarri pistoletë, mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Arma e zjarrit është dërguar në laborator për ekzaminim pasi dyshohet se është përdor në një ngjarje kriminale.

Policia ka shpallur në kërkim Vlashin dhe Hektor Ndokën, ndërkohë që ka lënë në burg Nikoll Marku dhe Mark Lamkjën, ndërsa në arrest shtëpie është lënë Marie Marku.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni “Mataro”. Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një apartament në përdorim nga shtetasi E. V. Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër. Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe H.N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”. Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe H.N, si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Preng Paluca i ka shpëtuar një atentati për herë të tretë! Atentati i organizuar ndaj tij, me mina me telekomandë, të ideuar në Lezhë nuk u finalizua dot, pasi u vunë në pranga Nikoll dheMarie Marku. Grupi i vrasësve me pagesë, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, bashkë me çiftin Nikoll dhe Marie Marku, ishin paguar për të hequr qafë njëherë e mirë, Preng Palucën. Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të dy të shpallur në kërkim, kanë pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca në Kamëz. Shkak për konfliktin e nisur mes palëve, dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës në Belgjikë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat preng palucës edmir vlashi preng paluca atentat preng palucës edmir vlashi preng paluca

Sondazh

Poll