Bota

Sulm gjatë festës në Teksas/ 1 i vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre fëmijë

13 Dhjetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Sulm gjatë festës në Teksas/ 1 i vdekur dhe 13 të plagosur,

SHBA– Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit, Hjuston në shtetin amerikan Teksas. Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales u shpreh se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje, kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale.

“Derisa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai.

Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi tutje Gonzales derisa në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sipas sherifit të qarkut, është ende herët të dihet nëse sulmi është i ndërlidhur me bandat kriminale apo çfarë motivi kishin sulmuesit.

Burimi:Cnn

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota shba sulm ne shba sulm ne teksas teksas shba sulm ne shba sulm ne teksas teksas

Sondazh

Poll

Bota 13 Dhjetor 2021, 06:49

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për...