Aktualitet

Hristijan Mickoski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE: Së bashku të udhëheqim vendin

13 Dhjetor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Hristijan Mickoski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE: Së bashku të

MAQEDONI E VERIUT – Partia maqedonase VMRO-DPMNE në Kongresin e rregullt të 17-tin me radhë, ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar të partisë. Mickoski ishte kandidat i vetëm për kryetar të partisë, ndërsa kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë.

Ndryshe në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hristijan mickoski maqedoni e veriut vrmo-dpmne hristijan mickoski maqedoni e veriut vrmo-dpmne

Sondazh

Poll