Aktualitet

Berisha me shqiptarët në Florida: Shkarkimi i Bashës më 18, Kim bashkëpunëtore

12 Dhjetor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Berisha me shqiptarët në Florida: Shkarkimi i Bashës më 18,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës virtuale. Këtë herë, lideri historik i Partisë Demokratike u ndal në Floridën Veriore të SHBA-ve me të cilët diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend e kryesisht në PD. Kuvendin e organizuar një ditë më parë nga vetë ai në stadiumin “Air Albania” ku dhe u mor vendimi për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, Berisha e kosnideroi të vetmin legjitim që mund të ketë PD.

Ai shtoi se shkarkimin e Bashës do ta ratifikojnë më 18 dhjetor, ditë kur edhe kryedemokrati ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha tha se Basha ka ushtruar presion ndaj demokratëve që e kanë mbështetur atë më 11 dhjetor e se bashkëpunëtore ka pasur ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Duke komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po mbahej në selinë blu paralelisht me të, Berisha tha se Bashës nuk i kanë shkuar as një e treta e anëtarëve dhe se sallën e ka mbushur me punonjës të godinës.

Ai shtoi më tej se Basha ka dështuar në lënien e tij jashtë Parlamentit e se për këtë arsye e përjashtoi nga grupi parlamentar i partisë. 

Shpalljen e tij non-grata nga DASH, Berisha vijon ta konsiderojë lob në bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama e filantropit George Soros.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

S’e dinte që ishte LIVE! Floriana Garo jep udhëzimet: Tregoni pak entuziasëm

Berisha: Me garanci të socialistëve janë liruar nga burgu vrasës serialë

Berisha: Referendumi do ratifikojë shkarkimin e Bashës

Basha mblodhi Këshillin, Berisha: E ke mbushur sallën me punonjësit e godinës

Berisha: Basha ka ushtruar presion për Kuvendin Kombëtar

Berisha nga Florida: Yuri Kim, kataliste në marrjen peng të Opozitës!

Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha nga SHBA: E dinin që do t’u tregonim vendin!

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore sali berisha ne florida sali berisha ne florida

Sondazh

Poll