Politike

Zbardhen debatet në mbledhje: PD nuk është as e Berishës dhe as e Bashës!

12 Dhjetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Zbardhen debatet në mbledhje: PD nuk është as e Berishës dhe

TIRANË– Demokratët kanë marrë fjalën dhe kanë diskutuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ferdinand Xhaferri tha se shumë prej tyre kanë qenë në dyshime të mëdha për faktin nëse kanë një kryetar apo dy në PD. Albert Abdyli tha se deputetët e anëtarët e keshilit kombëtar duhet të përqëndrohen në terren e të dalin të takojnë demokratët. Flutura Açka e konsideroi ish-kryeministrin Sali Berisha si një person që nuk është shëruar nga vetja. 

Pjesë nga debatet: 

Ferdinand Xhaferri: Ka zëra që thonë kryetari nuk bind. Po, e vertetë, sepse mes nesh ka qenë dyshimi a kemi nje kryetar apo kemi 2. Tani është koha qe kryetari të drejtojë pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Për rezolutën propozoj të përfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi që ai dha ishte nisja e vizitës nga PD. Në lidhje me 18, dua të them që gjatë kësaj kohe qeshën e kanë nbajtur kryetarët e degëve. Deri në 18 peshën duhet ta mbajmë të gjithë për një kuvend model.

Albert Avdyli: Kemi të gjithë të njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Eshtë e vërtetë që kryetarëve e degëve kanë mbajtur peshën. Por dua të ndalen tek data 18. Na ka vënë përballë një vështirësie. Për shkak të thirrjes për referendum. Deputetët, anëtarë të keshilit kombëtar duhet të përqëndrohen në terren. Në takim dje ka patur demokratë, miqtë tanë. Është një marrëdhënie që do kujdes.

Flutura Açka: Kur kam ardhur në PD, mendova qe dija shumë, por në fakt e kam mësuar në bazë, me njerëz të ndershëm. Nuk është thjesht me kë je me Bashën a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft që demokratët janë në pushtet. Berisha ka një plagë, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi që nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.

Nevila Xhindi- Në 9 shtator i thashë Bashës tani je kryetari i partisë. Ajo që dua të them është se në pushtet nuk të sjellin servilët. Stop! Duhet ndarë. Na jepni zë dhe ne, mos i mbaj të gjitha për vete. Në këtë rrugë do të duhen ca fytyra të mira, të papërfolura. Kam problem me përfaqësimin. Njerëzit jo zgjidhi, por të zgjedhim ata që do të na sjellin në pushtet.

Julian Beqiri: Jam arkitekt. E djathta sot është në një treg të hapur politik. Ka mundësi të zgjedhë PD. Është koha që t’u drejtohemi të gjithë shqiptarëve, jo vetëm demokratëve. Të përpiqemi të mendojmë si evropianë. Ka shumë shqiptarë që janë të ngopur me Ramën, por kurrsesi nuk shkojnë pas zotit Berisha. Kjo duhet shfrytëzuar.

Agron Kapllanaj: Në 97-ën u vranë mijëra për një njeri që nuk jepte dorëheqjen. Edhe kur e jep dorëheqjen, ai nuk ikën, në pritje që të të rrëshkasë këmba. Nuk jam inatçor. Kam patur disa detyra, por më shkarkuan mua që kam marrë 10 mijë ne qarkun e Fierit. E mora degën e Fierit në një moment të vështirë. U thashë njerëzve që atje nuk shkova për Lulzim Bashën, por për PD. Për demokratët që po ikin çdo ditë. Ne duhet të shkojmë me ta e të flasim. T’i bindim që rruga është kjo. PD është e demokratëve, është aset kombëtar, partia e shpresës se shqiptarëve. As e Berishës, as e Bashës, as e imja. Ky është moment historik. Nuk kam asgjë me ata demokratë që kanë rënë viktimë e manipulimit dhe dje ishin në stadium. Nuk pajtohem me ata që e organizuan, duke bërë shoë dhe duke shkarkuar ata që janë zgjedhur me votën e dmeokratëve. Jam rritur në PD, e di çfarë do të thotë të sakrifikosh, të kesh në krah burra e gra, mijëra demokratë që heshtin, nuk fyejnë, por na mbështesin. Në 18 ne duhet të mbështesim PD.

Gasper: Jam mirditor, shqiptaro amerikan. Kam ardhur nga SHBA jo per Berishën, jo për Bashën. Por për PD. I kam thënë Bashës je kryetar i PD pas 9 shtatorit.

LAJM KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 keshilli i pd 12 dhjetor 2021

Sondazh

Poll