Insights

Kundërshtari i presidentit!Rrihet barbarisht, dëshmia:Më lidhën, mu duk se po vdisja

4 Dhjetor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Kundërshtari i presidentit!Rrihet barbarisht, dëshmia:Më

TURQI– Aktivisti opozitar azer dhe kritiku i zëshën i Qeverisë së Azerbajxhanit, Tofiq Yaqublu, thotë se është rrahur gjatë mbajtjes nga policia, pasi u arrestua në një protestë ditën e mërkurë. Në një video ai shihet me mavijosje të rënda rreth syve dhe thotë se oficerët e rrahën barbarisht.

“M’i lidhën duart me pranga pas shpinës, më vendosën një qese plastike në kokë dhe filluan të më rrahnin në mënyrë të pamëshirshme”, tha opozitari.

“Më dukej se po vdisja. E shqeva qesen me dhëmbë që të mund të merrja frymë. Qesja më ishte ngjitur për fytyre”, shtoi ai.

Qeveria e Azerbajxhanit, e cila gjerësisht është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën dhe ndalimin arbitrar, i quajti “të pabaza” pretendimet e aktivistit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog azerbajxhan tofiq yaqublu azerbajxhan tofiq yaqublu

Sondazh

Poll

Insights 28 Nëntor 2021, 16:55

Një apel publik për Albin Kurtin

I nderuar Kryeministër i Kosovës, I dashur Albin,Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitr...