Aktualitet

‘Rama si Enver Hoxha’, protestuesit i ngrenë bustin poshtë zyrës në Kryeministri (Foto)

21 Qershor 2019, 17:57 Nga DOSJA
‘Rama si Enver Hoxha’, protestuesit i ngrenë bustin poshtë

TIRANË– Protestuesit e opozitës kanë bërë gati edhe pankartat për protestën e sotme para godinës së kryeministrisë.

Ajo që vihet është se prostuesit kanë harruar pankartën “Rama ik”, duke u fokusuar tek ato për ekonominë e vendit.

Një tjetër simbol i ri, është një imitim i bustit të diktatorit Enver Hoxha, në fytyrën e të cilit është vendosur ajo e kryeministrit Rama. Statuja është vendosur para Kryeministrisë mbi një bust, ku edhe shkuhet “Rilindje”.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, duke lajmëruar se pjesë e saj do të jenë edhe dy vajzat e tij. Megjithëatë policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet parrullat ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019 parrullat ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll