Aktualitet

Kuvendi/ Mashtrim me shkarkimin e Bashës? Komisionerja: Fletët u rifutën në kuti

12 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
Kuvendi/ Mashtrim me shkarkimin e Bashës? Komisionerja: Fletët u

TIRANË– Dje, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha shkarkoi me 4 mijë e 446 vota, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por në rrjet kanë nisur që të hidhen dyshime lidhur me procesin e votimit, të cilin Basha nuk e njeh si legjitim. “Faktor.al” ka publikuar një video ku thuhet se fletët e paplotësuara të votimit bashkohen me ato të plotësuara nga delegatët e pranishëm në Kuvend.

Por të gjitha aludimet janë hedhur poshtë nga komisionerja e PD Dava Marku, e cila ndoqi nga afër procesin e votimit. Sipas saj, video tregon procedurën normale të votimit, ku theksion se është ndjekur një procedurë korrekte. Ajo shton se anëtarët e Komisionit pasi kanë numëruar fletët e votimit, kanë mbajtur një proces verbal të firmosur dhe më pas të gjitha materialet zgjedhore, i kanë vendosur brenda kutisë së votimit për ta mbyllir më pas me kodin e sigurisë.

“Në momentin e videos të tre komisionerët jemi në këmbë duke palosur fletët votimi të numëruara duke i rifutur ne kuti së bashku me materialet e tjera zgjedhore! Kjo është një procedurë standarte në çdo votim të fshehtë!,”-thuhet në reagimin zyrtar.

Reagimi i plotë:

Deklaratë!
Në lidhje me një video që qarkullon në portalet e financuara nga qeveria dhe pengjet e saj për llogari të shoqatës Basha – Bardhi sqaroj se dëshpërimi i tyre për vullnetin e shprehur të 4446 delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike nuk mund të përbaltë një procedure korrekte. Si në çdo votim tjetër pas mbylljes së votimit komisioni ka hapur kutinë, ka numëruar fletët e votimi, ka mbajtur një proces verbal të firmosur nga gjithë anëtarët e komisionit dhe me pas si në çdo procedure të ligjshme ka futur fletët e votimit, materialet zgjedhore, vulën dhe mbyllur kutinë me kodet e sigurisë. Në momentin e videos të tre komisionerët jemi në këmbë duke palosur fletët votimi të numëruara duke i rifutur ne kuti së bashku me materialet e tjera zgjedhore! Kjo është një procedurë standarte në çdo votim të fshehtë! Dëshpërimi i askujt nuk mund të bëjë pis këtë proces korrekt. Komisioni Dega 11: Dava Marku kryetare; Shkelzen Mustafa anëtar; Bashkim Malaj anëtar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dava marku kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha dava marku kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 11:30

Rreshjet e borës/ Kelmendi prej një jave pa drita

KELMEND- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri të vendit.Prej një jave tashmë, zona e Kelmendit është pa drita. Ndërsa, rruga që lidh Tamar...