Aktualitet

Ra në kontakt me elekticitetin, ndërron jetë 59-vjeçari në Librazhd

12 Dhjetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Ra në kontakt me elekticitetin, ndërron jetë 59-vjeçari

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dardhë të Librazhd, ku pranë banesës së tij, është gjetur pa shenja jetë një 59-vjeçar. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujirave të shiut nga çatia e shtëpisë. Pikërisht në këtë moment, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telin që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë e  pa shenja dhune, shtetasi R. Q., rreth 59 vjeç. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë,  pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujirave të shiut nga çatia e shtëpisë , shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin  ka rënë  në  kontakt me telat elektrik që furnizonte banesen e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet librazhd librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 11:30

Rreshjet e borës/ Kelmendi prej një jave pa drita

KELMEND- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri të vendit.Prej një jave tashmë, zona e Kelmendit është pa drita. Ndërsa, rruga që lidh Tamar...