Aktualitet

Çfarë po ndodh?/ Luftë e hapur! Berisha fton demokratët në seli: Ju pres të gjithëve

12 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh?/ Luftë e hapur! Berisha fton demokratët

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar demokratët në seli blu, duke sfiduar kështu kryedemokratin Lulzim Basha, që e shkarkoi dje në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sot, me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se pas vendimeve të marra në Kuvend nuk është më koha e dyshimit, por është koha e veprimit. Ndërsa shton se i pret të gjithë në shtëpinë e kontributeve në PD, për të vijuar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë. Por nuk ka dhënë asnjë datë dhe asnjë detaj tjetër se si do të shkojë me demokratat që e mbështesin në seli.

Te dashur demokrate dhe demokratë! Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores. Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet. Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit. Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur. Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush, Sali Berisha!,”-shkruan Berisha.

LAJMI KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 sali berisha keshilli i pd 12 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2021, 11:30

Rreshjet e borës/ Kelmendi prej një jave pa drita

KELMEND- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në veri të vendit.Prej një jave tashmë, zona e Kelmendit është pa drita. Ndërsa, rruga që lidh Tamar...