Aktualitet

VD-Gjithë natën mbi çati! I moshuari me zë të ngjirur mezi flet: S’na lajmëroi kush!

12 Dhjetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
VD-Gjithë natën mbi çati! I moshuari me zë të ngjirur

VLORË– Shpëtohet çifti i të moshuarve që kishin mbetur gjithë natën mbi çatinë e shtëpisë së tyre në Novoselë pasi lumi Vjosa i kishte përmbysur shtëpinë. Në një prononcim të shkutër për mediat, i moshuari u shpreh se ishin nga Vlora por kishin shkuar aty për të shpëtuar bagëtitë dhe më pas ishin rrethuar nga uji. Për të shpëtuar veten zgjodhën që të qëndronin gjithë natën në shi.

“Kush do na lajmëronte. Kam pësuar shumë dëme. Ju lutem shumë. Nusja ka qenë deri në gju me ujë. Kemi pësuar dëme në bagëti. Nuk kam ça të them. Faleminderit që më shpëtuat,”-tha ai. 

LAJMI KRYESOR: Vjosa del nga shtrati në Vlorë, 2 të moshuar izolohen në banesë, pritet të evakuohen

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shpetimi i te moshuarve ne vlore vlore shpetimi i te moshuarve ne vlore vlore

Sondazh

Poll