Politike

Kuvendi në ‘Air Albania’, Elezi kritika Berishës: Në komision ka sorosianë e spiuna

11 Dhjetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
Kuvendi në ‘Air Albania’, Elezi kritika Berishës: Në

TIRANË – Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike shpërtheu në akuza ndaj Komisionit të Rithemelimit kësaj partie. Gjatë zhvillimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie në stadiumin “Air Albania”, Elezi u shpreh se brenda komisionit të sipërpërmendur ka persona që janë të paguar nga filantropisti George Soros si dhe ish-pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit. Madje, ai u shpreh i bindur se të paktën 5-6 prej tyre i njeh mirë.

Më tej, fajësoi demokratët për mbështetjen e dhënë ndaj Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

“Unë nuk dua t’ja humb shijen e mirë këtij Kuvendi, si një Kuvend që ka mundësi që të sjellë një ndryshim të madh. Por një Kuvend që e nis zanafillën e punës së vetë nëpërmjet emërimeve që u bënë sot. U propozuan formalisht 30 vetë, pa asnjë garë e procedurë. Nga erdhën dhe si erdhën emrat. Është e rëndësishme që kur merr iniciativa politike si Kuvend, emrat kanë shumë rëndësi. Aty brenda listës me 29 emra gjen sorosianë dhe anti-sorosianë. 5 ose 6 i di unë. Gjen spiuna të sigurimit të shtetit. Gjen dhe burra të ndershëm. Ky konglomerat nga vjen, ku janë filtrat e zgjedhjes dhe kush e mori përgjegjësinë e kësaj zgjedhje. Janë filtra të figurës morale të drejtuesit që zgjidhet në krye të PD-së. Nëse kemi marrë përgjegjësinë e madhe për të zhvilluar një proces të ndryshëm nga ajo që ishte më sot, këto janë gjëra të rëndësishme për tu marrë në konsideratë. Lulzim Basha e pati fajin? Patjetër, por Basha të gjitha këto shkelje dhe poshtërsi që janë përmendur, nuk i bëri vetëm, por shumicën e bëri me ju. E mbështetët. Shumë që folën këtu, kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Bashës në 2013. Zgjedhjet e 13 qershorit ndikuan përqindjen fiktive”, deklaroi Ibsen Elezi.

Ditën e sotme, Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha miratoi shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ndërsa caktoi 22 marsin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës largon Bashën/ 4934 delegatë votojnë Statutin, 90% pro shkarkimit

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ibsen elezi kuvendi i 11 dhjetorit shkarkohet lulzim basha ibsen elezi kuvendi i 11 dhjetorit shkarkohet lulzim basha

Sondazh

Poll