Politike

Protesta e opozitës, ambasada italiane: Përdorimi i lëndëve shpërthyese është absolutisht i papranueshëm

21 Qershor 2019, 16:57 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada italiane: Përdorimi i lëndëve

TIRANË– Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës së bashkuar në Tiranë.

Në reagimin e saj, Ambasada thotë se mbështet të drejtën qytetare për të protestuar duke theksuar se ato nuk duhet të jenë të dhunshme. 

Përdorimi i eksplozivëve ose ndonjë objekti tjetër i projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kontekst, autoritetet e sigurisë publike kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me moderim, edhe nëse provokohen,”-shkruhet në reagimin e ambasadës.

Njoftimi i ambasadës italiane në Tiranë:

Ambasada Italiane në Tiranë respekton dhe mbështet të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada italiane në Tiranë shpreh shqetësim të madh për episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Çdo akt i dhunshëm ose ndonjë formë e nxitjes ndaj dhunës nuk është e tolerueshme në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e organizatorëve të sigurojnë që ngjarjet të mbahen në siguri, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë eskalimi gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve ose ndonjë objekti tjetër i projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kontekst, autoritetet e sigurisë publike kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me moderim, edhe nëse provokohen.

Ambasada italiane në Tiranë u kërkon të gjitha palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e Shqipërisë në procesin e reformave.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada italiane protesta e opozites 21 qershor 2019 ambasada italiane protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll