Politike

Basha thirrje të dytë shqiptarëve para protestës: Asnjë hap pas, boll më (VD)

21 Qershor 2019, 16:00 Nga DOSJA
Basha thirrje të dytë shqiptarëve para protestës: Asnjë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një thirrje të dytë për qytetarët duke u kërkuar që të bashkohen në protestën e opozitës që do të nisë në orën 20:00. Basha në reagimin e tij në Facebook shprehet se manifestimi kombëtar është i pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!”, shkruan Basha.


MESAZHET NË VIDEO

“40 mijë shqiptarë janë të pastrehë. Mijëra familje dëbohen nga shtëpia, pa ligj!

Ndërsa: Milot – Balldren: 260 milionë euro për 17 kilometra.

Boll më me Shqipërinë që duan ata!

Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

Asnjë hap pas!

21 Qershor, ora 20.00

#shqiperiasieuropa”

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asnje hap pas lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 shqiperia si europa asnje hap pas lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 shqiperia si europa

Sondazh

Poll