Politike

“Voto Avdylaj”, rrugët e Tiranës mbushen me parrulla kundër zgjedhjeve (FOTO)

21 Qershor 2019, 15:18 Nga DOSJA
“Voto Avdylaj”, rrugët e Tiranës mbushen me parrulla

TIRANË- Mure dhe rrugë të ndryshme në kryeqytet janë mbushur me parrulla ironizuese për qeverinë, pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”.

“Voto Bablokun”, “Voto 184”, “Voto Avdylaj”, “Voto 339”, këto janë mesazhet që mbizotërojnë në Tiranë në pragë të datës 30 qershor, që është planifikuar për t’u mbajtur zgjedhjet.

Këto mesazhe duan të tregojnë se përgjimet e “Bild” janë të vërteta dhe votat në Dibër janë vjedhur.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë.Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike parrullat ne tirane protesta e opozites 21 qershor 2019 voto 184 voto avdylaj voto bablokun parrullat ne tirane protesta e opozites 21 qershor 2019 voto 184 voto avdylaj voto bablokun

Sondazh

Poll