Politike

Protesta e opozitës, ambasada e BE: Nuk lejohet asnjë akt dhune në asnjë rrethanë

21 Qershor 2019, 14:06 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada e BE: Nuk lejohet asnjë akt dhune

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për protestën e opozitës që do të mbahet sot në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, ambasada e Beshkruan se nuk do të lejojnë asnjë akt dhune në asnjë rrethanë.

“Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë”, shkruhet më tej në deklaratë

DEKLARATA E PLOTË

Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be thirrje kunder dhunes delegacioni i be dhuna ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019 be thirrje kunder dhunes delegacioni i be dhuna ne proteste protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll