Politike

Arrestimet pas sulmeve të KZAZ-ve, PD: Prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Ramës

21 Qershor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Arrestimet pas sulmeve të KZAZ-ve, PD: Prokuroria të mos i

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me arrestimin e mbështetësve të PD pas përplasjeve në KZAZ-të e bashkive opozitare.

PD ka paralajmëruar prokurorinë që të lirojë përfaqësuesit e opozitës të cilët janë të arrestuar duke i cilësuar si të burgosur politikë.

Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit,”-shkruhet në deklaratën e PD-së.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit.

Pak ditë më parë qindra qytetarë tentuan që të futeshin brenda KZAZ-ve në bashkitë opozitare, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Mbështetësit e PD-së u përplasen me Policinë ku nuk mungoi as hedhja e gazit lotsjellës. Përplasjet sollën dhe dëmtime të disa qytetarëve dhe policëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd tensionet në kzaz zbrazja e kzaz-ve te votimit pd tensionet në kzaz zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll