Aktualitet

Kuvendi i Berishës/AXHENDA, delegatët flasin në podium, ç’pritet të votohet në fund?

11 Dhjetor 2021, 07:24 Nga DOSJA
Kuvendi i Berishës/AXHENDA, delegatët flasin në podium,

TIRANË – Ish-kryedemokrati Sali Berisha, pritet të organizojë sot në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania” Kuvendin Kombëtar të konfirmuar, sipas tij, nga më shumë se 4200 delegatë të PD-së që përbëjnë edhe më shumë se gjysmën e anëtarëve të Kuvendit, ndërsa nuk ka ngurruar të ftojë në këtë kuvend edhe kryedemokratin Lulzim Basha së bashku me deputetët që janë renditur në krah të tij. Por, si do të funksionojë ky kuvend i sotëm i thirrur nga Berisha?

Përtej përgatitjeve të para teknike që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi të plotësohet numri mbi 1800 delegatë, mbledhja e Kuvendit do të konsiderohet e hapur dhe vetëm pasi të plotësohet numri mbi 4 mijë delegatë do të nisë diskutimi për ndryshimet statutore. Në momentin që delegatët futen në një nga portat hyrëse të stadiumit do të pajisen me një draft të ndryshimeve në Statut. Ata fillimisht do të kenë mundësi të njihen me ndryshimet që do të propozohen.

Ndërkohë, pasi të plotësohet kuorumi i nevojshëm me delegatët, në podium pritet të ngjitet i pari për të mbajtur fjalën e tij kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ndërsa më pas, do të lexohen me radhë ndryshimet që propozohen në Statut. Pjesë e ndryshimeve pritet që të jetë edhe ajo që është pagëzuar nga Sali Berisha gjatë takimeve në foltore si neni “Basha”. Në të do të sanksionohet që kryetari i partisë, nëse humb zgjedhjet e përgjithshme, atëherë është automatikisht i shkarkuar. Ndërsa rezervohen edhe ndryshime të tjera.

Sipas asaj që raporton panorama.al, pas kësaj faze, në podium do të ngjitet lideri historik i PD-së, Sali Berisha, për të mbajtur fjalimin e tij, ku pritet që t’u drejtohet delegatëve edhe me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Sot Kuvendi i Berishës në ‘Air Albania!Basha festë në selinë blu për themelimin e PD

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll