Aktualitet

Plagosje në Tropojë/Qëllohet djali i fisit ‘Haklaj’, autori në arrati,bllokohet zona

11 Dhjetor 2021, 06:17 Nga DOSJA
Plagosje në Tropojë/Qëllohet djali i fisit ‘Haklaj’,

TROPOJË-Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tropojës. Dosja.al mëson se i plagosur ka mbetur Alban Haklaj, 33-vjeçari me origjinë nga Tropoja. Autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Personi i cili qëlloi me armë zjarri Haklajn është 24-vjeçari Genti Vatnikaj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në një lokal në qytetin e Bajram Currit. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur kontrolle në hyrje- daljet e qytetit, me qëllim kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. HNë hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sherri nisi në lokal/ Plagosja në Tropojë, autori qëlloi të riun e fisit Haklaj

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban haklaj plagosje në tropojë qellohet alban haklaj alban haklaj plagosje në tropojë qellohet alban haklaj

Sondazh

Poll