Politike

Delegatët e Fierit të PD-së nisen drejt Tiranës me furgona

11 Dhjetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Delegatët e Fierit të PD-së nisen drejt Tiranës me furgona

TIRANË– Delegatët e Fierit për në Kuvendin e Partisë Demokratisë kanë nisur që në orën 7:00 të mëngjesit të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin e madh që do të mbahet në “Air Albania.”

Sipas Luan Baçi, ish-kryetar i kësaj dege në Fier, organizimi për shkuarjen drejt Tiranës është bërë me automjete private nga 3 apo 4 persona, për të shmangur kontrollet apo pengesat që mund të sjellë Policia nëse udhëtimi do të bëhej me autobuzë.

Luan Baçi pohoi se vetëm një furgon ishte porositur, me të cilin do të udhëtonin disa zonja delegate që u nis për në Tiranë në orën 7:30 minuta nga “sharra”.

Po më këtë mënyrë janë organizuar për të udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Kuvend edhe delegatët demokratë të bashkive Roskovec, Patos dhe Mallakastër.

LAJMI KRYESOR: Sot Kuvendi i Berishës në ‘Air Albania!Nis hyrja e delegatëve, Basha ‘festë’ në seli

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll