Aktualitet

“Vetëm me lulen simbol të PS fitonim 3 deputetë”, Rama “spastron” degën e Shkodrës

10 Dhjetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
“Vetëm me lulen simbol të PS fitonim 3 deputetë”,

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër, ka vendosur që të mbledhë strukturat në selinë e Partisë Socialiste në këtë qytet. Në takimin e sotëm, Rama shoqërohej sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali dhe përfaqësues të kësaj partie. Mesa duket kreu i socialistëve, ka nisur nga puna për strukturimin e partisë, deri në dekretimin e datës për zgjedhjet e pjesshme lokale, pasi në krye të Bashkisë së Shkodrës, ndodhet ende demokratja Voltana Ademi.

 

Kjo e fundit qëndroi në detyrë edhe pse fitues nga zgjedhjet rezultoi Valdrin Pjetri, por ky i fundit nuk qëndroi as edhe një ditë në detyrë për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit. Mesa duket Rama duhet që të mendojë për personin tjetër që do të duhet të caktojë për të garuar në bashkinë më të madhe të veriut të vendit, bastion historikisht i djathtë!

Rama u shpreh se  “në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”

Por, kryeministri ka shprehur pakënaqësi dhe për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër, ku Partia Socialiste mundi të siguronte 3 mandate. Sipas mediave, Rama është shprehur para përfaqësuesve të PS-së së Shkodrës se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra tre mandate”.

Më pas, Rama shtoi se drejtuesit e PS-së së Shkodrës do të zëvendësohen me drejtues të rinj. Diskutimet kanë vijuar më pas. Në këtë takim ishin pjesë dhe deputetet Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne shkoder shkoder zgjedhjet e 25 prillit edi rama edi rama ne shkoder shkoder zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll