Aktualitet

Dëbora në Korçë, Balluku inspekton rrugët: Të jemi gati për çdo situatë

10 Dhjetor 2021, 21:06 Nga DOSJA
Dëbora në Korçë, Balluku inspekton rrugët: Të

KORÇË – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi rrugët e Dardhës dhe Korçës së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi. Ajo deklaroi se nuk ka pasur rrugë të bllokuara.

Më tej, Balluku shtoi se grupet e emergjencave të ARRSH-së duhet të jenë në gadishmëri, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Pavarësisht mirëmbajtjes që ne bëjmë, e cila është konstante dhe gjatë këtij viti, deri më tani nuk kemi pasur asnjë eksperiencë të rrugëve të bllokuara. Grupi i emergjencave në ARRSH funksionon totalisht. Jemi të gjithë në kontakt me njëri-tjetrin, bëjmë raporte të përditshme për të kontrolluar të gjitha zonat, por nga ana tjetër duhet thënë që duhet padyshim kujdes nga të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe çfarë është më e rëndësishme duhet që patjetër të përmbushin kushtet, gomat e dimrit, zinxhirët në të gjitha ato zona ku kërkohen. Po ashtu duhen respektuar të gjitha thirrjet e Policisë Rrugore dhe ARRSH-së për kushtet e motit në zona të ndryshme të Shqipërisë”, u shpreh Balluku.

Ministrja paralajëroi se reshjet e dëborës do të shtohen ditët e ardhshme, prandaj kërkoi gadishmëri për të garantuar qarkullimin pa ndërprerje të automjeteve.

“Presim në ditët në vazhdim të kemi reshje të dendura si dëbore ashtu dhe shiu, kështu që të gjitha grupet e ARRSH-së duhet të jenë gati për ta përballuar këtë proces sa më mirë, pa ndërprerje të qarkullimit në të gjitha akset e territorit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Në Korçë, trashësia e dëborës ka arritur 30 cm ndërsa rrugët janë të kalueshme.

Meteorologët parashikojnë që javën e ardhshme temperaturat të zbresin në -9ᵒC në zonat e thella malore, kurse në Lezhë dhe Shkodër temperaturat mund të zbresin deri në -1ᵒC.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet belina balluku bore ne korce belina balluku bore ne korce

Sondazh

Poll