Politike

Truprojat e Veliajt e nxorrën zvarrë, aktivisti: Herët e tjera na kanë grushtuar

9 Dhjetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Truprojat e Veliajt e nxorrën zvarrë, aktivisti: Herët e tjera na

TIRANË– Aktivisti që u nxorr me forcë nga truproja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka folur para mediave. Në një lidhje për FaxNeës, Bislim Lakna ka rrëfyer se ndryshe nga herët e tjera që truprojat i grushtonin e shkelminin, këtë herë thjesht i kanë tërhequr zvarrë.

Lakna shtoi më tej se sipas tij më skandaloze se ky incident ishte fakti që mijëra të rinj propagandonin për kryebashkiakun Veliaj. 

“Ka gjëra dhe probleme që u duhen thënë në sy personaliteteve politikanë në Shqip[ëri. Por këta nuk kapen, nuk marrin pjesë në evente publike. Marrin pjesë në evente të tilla propaganduese të organizuara nga vetë ata. Është e vështirë të depërtosh deri në një ambient ku janë këta politikanë. Ne shfrytëzuam rastin që të shkonim e të thonim disa të vërteta aty. Nëse quhet incident faktin që truprojat na tërhoqën zvarrë, nuk kishte gjuajte. Zakonisht herë të tjera na kanë goditur me grushte e shkelma, dje na tërhoqën zvarrë. Më skandaloze se dhuna që u përdor dje ishte fakti që ishin mijëra të rinj që po axhitoheshin me një propaganë në nëj mënyrë të paskrupullt. Ata të rinj do të dalin nga bankat dhe do të përballen me jetën e vërtetë,”- tha Lakna. 

LAJM KRYESOR: Provokimi nxerr bllof Veliajn/ ‘Marksi kthehet në varr’, përplasja me Arlin Qorin

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bislim lakna bislim lakna

Sondazh

Poll