Aktualitet

GJKKO shqyrtimin e kërkesës për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

10 Dhjetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
GJKKO shqyrtimin e kërkesës për ish-kreun e Gjykatës

TIRANË– Gjykata e Posaçme shtyn për në 8 janar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ish-drejtuesi i Kushtetueses po hetohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Seanca u shty për shkak se SPAK nuk i kishte përfunduar të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, por edhe për shkak të mungesës së mbrojtësve.

Dedja, sipas SPAK, akuzohet për fshehjen e të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur. Ish kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, i është sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit me një sipërfaqe prej 60 metër katrorë.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim dedja bashkim dedja

Sondazh

Poll