Aktualitet

Vrasja e biznesmenit! Identifikohen të dyshuarit kryesorë, kërkohen babë e bir

10 Dhjetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit! Identifikohen të dyshuarit kryesorë,

LAÇ– Autorët e dyshuar për vrasjen e Rakip Rolit janë identifikuar nga policia e shtetit. Në kërkim janë shpallur babë e bir, Skëndër dhe Ilaj Likaj. Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Në vitin 2017 Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge.

Rakip Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi. Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

LAJMI KRYESOR: Laç/Vritet Rakip Roli, autorët e qëlluan brenda mjetit,djali aksidentohet pas lajmit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat rakip rolit ilaj likaj skender likaj atentat rakip rolit ilaj likaj skender likaj

Sondazh

Poll